Si ta zgjedhësh ngjyrën e duhur ?

Ju mund ta ndërtoni shtëpinë shumë të bukur mirëpo shtëpia pa ngjyra nuk ka bukuri. Mënyra më e mirë për të mos gabuar në zgjedhjen e ngjyrës është që gjithmonë të filloni me një ngjyrë që ju doni - nga një qilim, një pikturë, një pëlhurë. Pastaj provojeni atë në mur. Nëse është shumë e fortë, merrni parasysh që t'i kërkoni Ecotech një ngjyrë me te butë për ta lehtësuar ose për ta tonifikuar.

Ngjyra e Kaltër

Ngjyra e kaltër është kudo. Ngjyra e qiellit dhe e detit është një ngjyrë e ajrit dhe ujit. Edhe më thjeshtë, mund të thuhet është një ngjyrë e ftohtë e jetës së ngrohtë. Kjo është arsyeja pse ngjyra e kaltërt është një nga ngjyrat më misterioze nga i gjithë spektri. Ka shumë kuptime të ndryshme duke filluar nga bota antike - "pasuri", duke përfunduar me shoqërinë moderne - "ngjyrën e korporatave" dhe shumë prej tyre në mes.

Ngjyra mund të shoqërohet me psikologji, simbolikë dhe madje edhe mistikë. Ngjyrat marrin kuptime të ndryshme sipas periudhës artistike, historike ose kulturore, ngjyrat ndryshojnë kur përballen me dritë, ndër shumë karakteristika të tjera.

Ngjyra e portokalltë

Rezultati i kombinimit të ngjyrës së verdhë dhe të kuqe e sjellë ngjyrën Portokalltë. Ngjyra e portokalltë reflekton një ndjenjë të intensitetit, krijimtarisë, euforisë dhe entuziazmit. Shpesh përdoret në ambiente krijuese, të tilla si zyra, studiot dhe shkollat. Nëse përdoret së bashku me blu, ajo përçon idenë e impulsivitetit dhe besimit, dhe kështu është miratuar nga agjensitë bankare dhe zyrat.

Një ambient i dekoruar me ngjyra të ftohta si e kaltër, indigo, vjollcë dhe e gjelbër mund të ulë temperaturën tonë ,dhe një mjedis tjetër me ngjyra të ngrohta, si të kuqe, portokalli ose të verdhë mund të rrisë temperaturën tonë ose ta zvogëlojë atë me dritë.

Ngjyra e kuqe

Ngjyra e kuqe është një nga ngjyrat më të rëndësishme arkitekturore, qoftë e përdorur për arsye fetare ose simbolike, në mënyrë tradicionale ose bashkëkohore, si ngjyra e tullave ose materialit të ndritshëm të mbulimit. E kuqja e përdorur në arkitekturë gjithmonë jep karakter të veçantë si për hapësirën ashtu edhe për ndërtimin e vetëm. Ngjyra e kuqe ka një kuptim të ndryshëm në kultura të ndryshme: Azia - fat i mirë, diell; Evropa - energji, dashuri; etj.