Antirust Rapid eshte ngjyre baze-astar me terje shume te shpejte I dedikuar per mbrojtjen e metaleve nga korozioni. Mund te perdoret mbi siperfaqe te zinguara. Eshte I rezistueshem ne uje, nafte, benzin, vajera,etj.
Si produkt professional veqohet edhe me fortesi ne gervishtje, abrasion, fortesi mekanike, ne goditje adezion, qendrueshmeri ne kushte atmosferike, kemikale, UV-rreze, shira acidike, baza, etj. Perdoret si ngjyre profesionale ne industri metalike, per ngjyrosjen e makinave, paisjeve, veglave, mjeteve agroteknike, pjeseve te automjeteve, kalldajave, kembyesve, konstrukcioneve celiku ne industry, etj. Perdoret gjithashtu per mbrojtjen dhe dekorimin e drurit dhe prodhimeve te drurit ne kushte ekstreme.
Aplikimi behet duke bere paraprakisht pergaditjen e siperfaqes me brushe te celikut, leter grithese, pastrim te papastertive, largim I pluhurit, pastrim me tretes. Nese ka korozion pergaditja e siperfaqes vazhdon me largimin e korozionit dhe pasivizimin e siperfaqes me Antiros HP I cili pas 20 min. shperlahet me uje dhe teret.
Pasi qe eshte bere pergaditja e siperfaqes si me larte aplikohet Antirust Rapidi me brushe ose rul duke e holluar 10-15% , ose me pistolet duke e holluar 20-25% me tretes nitro. Terja ne prekje 10-20 min. , terja per shtrese te dyte pas 30 min. kurse terja e plote pas 4-6 oresh.