PRODUCTS

Emajl Llak Direct 3 in 1

Astar & mbulues për metal
Tharje e shpejtë

Eshte ngjyre profesionale e dizajnuar si produkt qe i zavendeson tri produkte ne nje produkt te veqant. Si produkt special ka te gjitha vetite e ngjyres baze – astar, ngjyres mes shtrese dhe ngjyres mbuluese. Perveq efektit antikoroziv qe vie nga ngjyra baze ka edhe shkelqim te larte qe vie nga ngjyra mbuluese.Ai si produkt profesional me terje shum te shpejte veqohet edhe me fortesi ne gervishje, abrazion,fortesi mekanike, ne goditje, atehezion, qendrushmeri ne kushte atmosferike, kemikale, UV-rreze, shira acidike, baza etj. Perdoret si ngjyre profesionale ne industry metalike per ngjyrosjen e makinave, paisjeve, veglave,mjeteve agroteknike, pjeseve te automjeteve,kalldajave, kembyesve, konstrukcione çeliku ne indrusti etj. Perdoret gjithashtu per mbrojtjen dhe dekorimin e drurit dhe prodhimeve te drurit ne kushte ekstreme.

Aplikimi behet duke ba paraprakisht pergatitjen e siperfaqes me brushe te çelikut,leter grithese, pastrim te papastertirave, largim i pluhurit, pastrim me tretes . Nese ka korozion pergatitja e siperfaqes vazhdon me largimin e korozionit dhe pasivizimin e siperfaqes me Antirost HP i cili pas 20 minutave shperlahet me uje dhe teret. Pasi qe eshte bere pergatitja e siperfaqes si me larte aplikohet Rapid 2+1 me brushe ose rul duke e holluar 10 -15%, ose me pistolete duke e holluar 20-25% me trtes nitro.Terja ne prekje 5 – 10 minuta, terja per shtrese te dyte pas 30 minutave kurse terja e plote pas 4 – 6 oresh.