PRODUCTS

Hidroglet

Masë rrafshuese

Aquastop Flex është material hidroizolues 1k i përbërë nga polimerët elastomerik dhe adetivët special që përmirsojnë rezistencën ndaj ujit. Është i dedikuar për mbrojtjen e sipërfaqeve horizontale dhe vërtikale në kuzhina, banjo, dush-kabina dhe tarracat ose ballkonët të cilat kohë pas kohe i ekspozohen ndikimit të ujit. Mund të vihet mbi: beton, nivelizim, llaç çimentoje, pllaka gipsi. Aquastop Flex nuk është një shtresë përfundimtare dhe mbi të duhet të vihet një mbrojtje e fortë (pllaka të qeramikës, gur, mozaik, beton,etj. Ky material nuk është i dëmshëm për njeriun dhe mjedisin. Mirëmbanë elasticitetin e tij në ndryshimet e temperaturës ( nga 60 ° C, deri në -17 ° C) Aderon në mënyrë të përkryer për të gjitha llojet e materialeve të ndërtimit Rezistent ndaj kimikateve të dobëta .

Aplikohet me brushë të fortë ose me rul me fije të gjata, në dy shtresa me trashësi të gjithmbarshme prej 1.0 mm dhe jo më të madhe se 1.5mm. Shtresa e dytë të vihet tërthorazi në krahasim me të parën dhe këtë pas së paku 12 orësh pas vënies së shtresës së parë, përkatësisht pasi shtresa e parë të thahet Këndet, ujëmbledhësit dhe kalimet e gypave duhet të izolohen me anën e shiritave izolues që vihen mbi shtresën e parë dhe lyhen me shtresën e dytë, nëse perdoret në tarraca apo ballkonë duhet të përdoret edhe rrjeta adekuate. Vënia e shtresës së fortë (pllaka të qeramikës, gur, mozaik, beton etj.) mund të bëhet pasi të kenë kaluar së paku 24orë nga vënia e shtresës së dytë. Aplikohet në temperaturë: +5°C — +30°C Koha e tharjes (20 ° C - 65% Lagështia relative e ajrit) Tharja e parë 12 orë. Shtresa e dytë 24 orë. Tharje e plotë 48 orë.

25KG