PRODUCTS

Metal Primer

Antiros MW ngjyrë
Bazë për metal

Është ngjyrë bazë-astarë me veti anti-korozive me bazë ujë. Është I përshtatshëm për të gjitha bazat metalike të reja apo të vjetra. Siperfaqja që lyhet paraprakisht duhet të pastrohet nga korozioni në mënyrë mekanike apo kimike, të shpërlahet me ujë, të pasivizohet e pastaj të lyhet me Antiros-MW.

Aplikohet me brushë, cilinde ose pistolet në 2-3 shtresa në sipërfaqe të pastërt (pa yndyrë dhe korozion) të thatë dhe të trajtuar kimikishte – pasivizuar. Temperatura optimale e ngjyrës dhe e metalit mbi të cilën aplikohet është nga +10c deri +30c. Mos të punohet në temperaturë më të ulët se +5C, kur dielli është shum I fortë, fryen erë, ka mjegullira ose bije shi. Hollohet 5-10 % me uje të pijshëm, veglat pastrohen me uje.